
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari sot theksoi se beson se do të gjejnë zgjidhje të kapshme për të gjithë partitë brenda VLEN-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se janë duke biseduar me partitë me VLEN-in dhe se grupet e punës po punojnë për këtë.
“Jemi duke negociuar, jemi duke biseduar, ka shqetësime, është evidente tashmë çdokush e sheh. Sot kemi takimin e rregullt përsëri, kështu që negociatat brenda VLEN-it nuk ndalen.
Ai tha se në parti i kishin Kuvendin dhe se kanë rekomandimet e qarta dhe i kemi dërguar te VLEN-i.
“Sot kemi takimin e kryetarëve të VLEN-it, besoj se grupet e punës do të vazhdojnë të punojnë edhe do të arrijmë të gjejmë në zgjidhje që do të ishte e kapshme për të gjithë”, tha Taravari./Telegrafi/
Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të kapshme për të gjitha partitë brenda VLEN-it appeared first on Telegrafi.