
MPB Maqedoni njofton se dje (10.04.2025) në ora 19:45 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, zyrtarë policorë të Policisë së Shtipit e kanë privuar nga liria R.P.(51) nga Strumica.
“Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Passat me targa të Strumicës, të cilën e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2,19 promilë”.
“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.
Ndalohet një person në Strumicë, drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.