
Seanca gjyqësore mungesën e aparateve kundër zjarrit në spitalin modular në Tetovë vazhdoi me leximin e provave të palës mbrojtëse.
Seanca filloi me leximin e dëshmive që avokatët e të akuzuarve i lexuan, duke tentuar të dëshmojnë pafajësinë e ish drejtorit të Spitalit Klinik Florin Besimi dhe të akuzuarve të tjerë për këtë rast.
Përkundër kërkesës së gjykatësit, avokati i subjektit juridik Spitali klinik i Tetovës, lexoi emrat e familjarëve që kanë pranuar dëmshpërblimet prej 30.000 eurove.
Kjo nxiti reagimin e familjarëve brenda në Gjykatë, të cilët aktin e quajtën çnjerëzor.
“Çështja është të flitet për zjarrin për materialet e përdorura dhe ajo se si do përfundoj këtu. Kjo është pika e korrupsionit që nuk është hapur lënda për komplet çështjen por vetëm për aparatet kundër zjarrit. Kjo se di si ta përshkruaj. Këto duhet të hapin lëndën si duhet, jo vetëm për aparatet. Por ja do e shohim si do japin përfundimin… Nuk toleroj veten të tallen aty, duhet t’i vjen turp avokatit ta përmend atë gjë, vetëm le ta llogarit të kishin qenë anëtarët e tij të familjes ta pyes si do ishte ndejtë ai”, tha Ibin Emshiu. Familjar i dy viktimave.
Në mungesë të dëshmitarëve të Prokurorisë, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa vazhdimi është caktuar për më 22 prill, kur edhe pritet që të marrin pjesë tre dëshmitarët e propozuar.
Familjarët gjithashtu thonë se në bankën e të akuzuarve, nuk ndodhen përgjegjësit e vërtetë duk i bërë thirrje Prokurorisë që të zgjerohet hetimi.
Përkundër seancave gjyqësore, për mungesën e aparateve kundër zjarrit, Prokuroria nga ana tjetër akoma zhvillon hetimet për zjarrin, duke zvarritur ngritjen e akuzës për këtë tragjedi.
Nga zjarri në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 14 persona, 12 pacientë dhe 2 familjarë./Alsat/
Vazhdoi seanca gjyqësore për mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit në spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.