
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ngriti procedurë kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “dhunë ndaj fëmijës” nga neni 201-a nga Kodi Penal. Më 5 prill, siç informojnë nga PTHP, i dyshuari ka kryer dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij të lindur në vitin 2010.
Ndaj fëmijës, theksojnë, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë përpjekje që ta përzë nga shtëpia, pas çka në një moment e ka kapur për xhupin në pjesën e qafës, e ka tërhequr dhe ka filluar që ta hedhë në korridor. Pastaj me dorë e ka goditur në pjesën e pasme të kokës, me çka i ka shkaktuar lëndim nga i cili fëmija i dëmtuar ka ndjerë errësirë para syve, dhimbje koke dhe marramendje, ndërsa i dyshuari ka vazhduar që dhunshëm ta shtyjë djalin drejt derës së shtëpisë.
“Meqenëse i dyshuari ka qenë i dënuar më parë, ndërsa ndaj tij është duke u zhvilluar procedurë tjetër për lëndim trupor të shkaktuar gjatë dhunës në familje, prokurori publik vlerësoi se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, si dhe rrethanat që tregojnë rrezik për arratisje. Për këto arsye gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, njoftoi PTHP Shkup
Rrahu fëmijën e vet, i caktohet paraburgim një 37 vjeçari nga Shkupi appeared first on Telegrafi.