
BDI sot përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me hetimet për rastin në Koçan. Nga atje kërkojnë që përgjegjësit për këtë rast të kërkojnë tek qeveria aktuale.
Gjithnjë e më shumë media, analistë, ekspertë dhe qytetarë po shprehin habi – si është e mundur që:
Ministri i Punëve të Brendshme – 13 muaj në funksion.
Drejtori i Sigurisë Publike – 9 muaj.
Ministri i Ekonomisë – 9 muaj.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut – 9 muaj.
Drejtoria e të Ardhurave Publike – 9 muaj.
Këta janë personat që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, institucionale dhe ligjore, për të ushtruar kontroll, mbikëqyrje dhe për të parandaluar tragjedi të këtij lloji.
Këta janë njerëzit që sot kanë pushtet të ndikojnë mbi provat dhe të ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve”, thonë nga BDI.
Nga tje theksojnë se në vend të kësaj, po shohim një përmbysje të drejtësisë: në paraburgim janë ata që nuk janë në funksion, nuk kanë ndikim institucional, dhe nuk mund të pengojnë procesin.
“Edhe një student i vitit të parë në Fakultetin Juridik e kupton se nuk ka lidhje shkak-pasojë ndër vite, kur të gjitha lejet dhe licencat riprocedohen çdo vit.
Një marrëveshje politike, ku kryeministri merr drejtimin e këtij spektakli gjyqësor, manipulim emocional, spektakël mediatik, devijim i vëmendjes publike, ndalim i hetimit të vërtetë dhe mbrojtje të njerëzve të pushtetit”, thonë nga atje.
Nga BDI shtojnë se për këtë rast nuk do të qëndrojnë të heshtur./Telegrafi/
BDI: Nuk do të heshtim për rastin në Koçan, nuk do të ndalemi së kërkuari të vërtetën appeared first on Telegrafi.