
SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit” kundër V.A (53) nga Ohri, dhe kundër L.A (42) nga Struga, V.A (59) nga Radolishta e Strugës, A.M (55) nga Struga, V.P (49) nga Ohri dhe J.B (49) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.
Siç njoftoi sot MPB, i denoncuari i parë, gjatë vitit 2023, në cilësinë e ushtruesit të detyrës Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Sistemi Kolektor” – Shkup, dega Ohër, pas shpalljes së konkursit për punësim të përhershëm, ka nënshkruar vendime për përzgjedhjen dhe punësimin e dy kandidatëve, edhe pse e dinte se nuk i plotësojnë plotësisht kushtet ligjore të cekura në konkurs.
“Të kallëzuarit tjerë, si anëtarë të komisioneve për zhvillimin e procedurës së punësimit për dy kandidatët, edhe pse e dinin se nuk plotësoheshin kushtet e konkursit, firmosën dhe miratuan listat përfundimtare të renditjes”, thuhet në njoftim.
Kallëzim penal për gjashtë persona nga Ohri dhe Struga për keqpërdorim të detyrës zyrtare appeared first on Telegrafi.