Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm me raketa në një ndërtesë në Damask këtë të shtunë.
Ky sulm pason atë që vrau katër këshilltarë ushtarakë iranianë dhe disa anëtarë të forcave siriane në atë që konsiderohej një sulm raketor izraelit.
Televizioni shtetëror sirian, i cili gjithashtu akuzoi Izraelin për sulmin, tha më herët se disa njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmin raketor të së shtunës në lagjen Mazzeh, ku ndodhen disa misione diplomatike, përfshirë ambasadën iraniane.
“Udhëheqësi suprem dhe komandanti i përgjithshëm ofroi ngushëllime dhe urime për familjet e dëshmorëve të mëdhenj dhe për luftëtarët dhe komandantët e frontit të rezistencës islame,” njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve iraniane Tasnim, duke cituar IRGC.
Ekipet e mbrojtjes civile siriane po kërkonin njerëz që ata besojnë se janë bllokuar nën rrënoja, raportoi TV shtetëror, duke shtuar se një numër ndërtesash përreth dhe automjete aty pranë u dëmtuan./vizionplus.tv/