
Drejtori i Spitalit për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi Ohrit” Nebojsha Nastov ka theksuar se të lënduarit në diskotekën në Koçan kanë djegie nga 5 deri 60%.
“Fillojnë nga 5% deri në 60% të djegieve trupore, ku shumica e plagëve janë në pjesën e kokës, qafës dhe fytyrës që nënkupton se me gjasë ka ardhur deri te ngufatja nga thitja e gazrave dhe tymit andaj nuk mund të jemi decid në momentin edhe sa do të kenë nevojë për respirator ose jo”, tha Nastov.
Drejtori sqaroi se disa pacientë janë lënduar nga shkeljet e turmës duke ikur.
“Ka lëndime, por për fat jo shumë. Tek një paciente është vërtetuar akumulimi i ajrit ndërmjet indeve të mushkërive ku ëshrë vendosur drenazh torakal, por lëndime tjera më serioze nga goditjet jo”, sqaroi Nastov.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi se 20 pacientë do të dërgohen për mjekim jashtë vendit për shkak të gjendjes së tyre kritike për jetën.
Drejtori i Spitalit “Shën Naumi Ohrit”, Nastov: Djegiet trupore tek pacientët nga Koçani fillojnë nga 5% deri në 60% appeared first on Telegrafi.