
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka deklaruar se për momentin janë 118 të lënduar nga zjarri që ka shpërthyer në diskotekë në Koçani.
Në pyetjen se sa prej tyre janë në gjendje kritike, tha se nuk dëshiron të spekulojë “tani shkojmë në kirurgji të marrim informacione”.
I pyetur nëse kemi kapacitete për shkak të renovimit në KARIL, ai tha se ka kapacitete.
“Kemi këtu, këtu është edhe klinika në Shtip. Nuk kemi filluar me rinovimin dhe nuk do të fillojnë derisa të mbarojë kjo situatë”, tha Taravari.
Ai tha se ka pranuar thirrje nga ministri i shëndetësisë së Bullgarisë, i cili ka ofruar ndihmë, por për momentin nuk ka nevojë për ndihmë të huaj.
Tragjedia në Koçan, Taravari: 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit appeared first on Telegrafi.