
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje që i përkasin javës së 25-të.
Në Gjilan, Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës, dy skuadra që po luftojnë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Gjilani aktualisht është i katërti me 34 pikë, kurse Prishtina e gjashta me tri pikë më pak.
Në Klinë, Dukagjini do t’i bëjë konak lideres së tabelës, Dritës.
Dukagjini momentalisht gjendet në vendin e shtatë me 31 pikë, kurse Drita është liderë me 53 pikë, 10 më shumë se Ballkani.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 14:00.
Sot dy ndeshje shumë interesante në Superligë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.