
SPB Tetovë njofton se dje (13.03.2025) në ora 12:10, një 33 vjeçar nga një fshat i Tetovës, në njësinë policore në Zherovjan ka raportuar se përmes një rrjeti social është mashtruar nga një person për shumën prej 12.000 denarë.
“Sipas njoftimit, më datë 13 shkurt 2025, ai i ka porositur personit dy pajisje GPS për qentë e tij të gjuetisë, por me postë të shpejtë ka mbërritur një produkt tjetër, pas së cilës personi i ka thënë që ta kthejë në postë dhe se porosia do t’i dërgohet”.
“Sipas raportit, deri në momentin e raportimit, ai nuk kishte marrë asgjë dhe personi nuk iu përgjigj mesazheve dhe thirrjeve të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
SPB Tetovë: Mashtrohet një person, nuk e mori produktin e porositur nga posta e shpejtë appeared first on Telegrafi.