
Diego Simeone i la të gjithë gojëhapur gjatë konferencës së tij për shtyp pas eliminimit kontrovers të Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma, ëndrra e Atleticos në garën më të madhe për klube në Evropë u shndërrua në një makth të tmerrshëm teksa ata pësuan në një humbje të dhimbshme në penallti kundër Real Madridit.
Goli i Conor Gallagher brenda minutës së parë ishte i mjaftueshëm për të barazuar rezultatin në total dhe për ta çuar ndeshjen deri në penallti.
Gjatë penalltive, pati një moment jashtëzakonisht të diskutueshëm pasi Julian Alvarez pa goditjen e tij të anuluar nga VAR pasi u gjykua se kishte kontaktuar me topin dy herë.
Përfundimisht, Reali kaloi në çerekfinale pasi fitoi 4-2 në gjuajtje, me Antonio Rudiger që shënoi penalltinë fituese.
Shumë kënde të incidentit kanë qarkulluar që atëherë në mediat sociale, me disa prej tyre duke treguar prekjen nga këmba e majtë e Alvarez.
Pas ndeshjes, Simeones iu kërkua të komentojë incidentin gjatë konferencës së tij për shtyp.
Megjithatë, në stilin e vërtetë të tij, ai ia ktheu vëmendjen gazetarëve teksa pyeti: “Nëse dikush nga këtu e ka parë Julianin të prekë topin dy herë, ngrite dorën. Hajde… jo? Askush?”.
Simeone shtoi: “Sapo pashë imazhin e penalltisë. Gjyqtari tha se kur Julian shkeli dhe goditi, ai preku topin me këmbë, por topi nuk lëvizi”.
“Kjo është diçka për të diskutuar nëse ishte gol apo jo, por unë jam krenar për lojtarët e mi”.
Ai vazhdoi: “Kur vendos këmbën dhe godet, topi nuk lëviz as pak”.
“Por nëse VAR e ka vendosur atë, unë kurrë nuk kam parë një penallti të vendosur nga VAR, por është ende e vlefshme, dhe ata do të kenë parë që ai e preku atë. Unë dua të besoj se ata do ta kenë parë se ai e preku atë”, potencoi më tej El Cholo
Atletico është rikthyer në aksion në La Liga këtë fundjavë kur do të përballet me Barcelonën në Riyadh Air Metropolitano të dielën mbrëma. /Telegrafi
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.