
Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se Etnik Brruti do të kalojë te Shqipëria nga Kosova U21.
Ish-kapiteni i Kosvës U21, Brruti – që luan te Malisheva – ka kaluar te Shqipëria, një vendim që u kritikua shumë.
Për vendimin e tij ka reaguar tashmë edhe babai i futbollistit, Besnik Brruti përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka thënë se vendimi i djalit të tij nuk është tradhëti, por ai thjesht po ndjek rrugën e zemrës së tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.
Postimi i tij i plotë:
Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!
Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.
Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar.
Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën.
Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.
Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!
Reagon babai i Etnik Brrutit pasi djali i tij la Kosovën për Shqipërinë: Vendosi me zemër dhe me dashuri për kombin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.