
FC Barcelona është tronditur nga një lajm i hidhur, pasi mjeku i ekipit të parë, Carles Miñarro Garcia, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.
Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, klubi katalanas ka vendosur të shtyjë ndeshjen ndaj CA Osasuna, e cila do të zhvillohej sonte, për një datë të mëvonshme.
Në një deklaratë zyrtare, Barcelona ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e mjekut të ndjerë, duke theksuar kontributin e tij të madh për klubin.
Lajmi ka prekur jo vetëm drejtuesit dhe stafin e klubit, por edhe lojtarët, të cilët kanë reaguar me trishtim për humbjen e tij. Mes tyre, Pedri shprehu dhimbjen e tij me një mesazh të shkurtër, por domethënës:
“Nuk mund ta besoj se ai ka ndërruar jetë. Ngushëllime gjithë familjes së Carles”, tha Pedri.
Barcelona dhe e gjithë bota e futbollit i bashkohen dhimbjes për këtë humbje të madhe, ndërsa data e re e ndeshjes do të bëhet e ditur në ditët në vijim.
Vdes mjeku i Barcelonës, lojtarët të shokuar: Nuk mund ta besoj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.