
Bayern Munichu e dërrmoi mbrëmë Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Granit Xhaka me shokë u treguan të pafuqishëm ndaj gjigantit bavarez duke u mposhtur me rezultat 0:3.
Sidoqoftë, futbollisti kosovar e ka ende një fije shprese se “Farmaceutikët” do të mundë ta bëjnë përmbysjen e madhe javën tjetër në ndeshjen e kthimit.
“Natyrisht, zhgënjimi është i madh në këtë moment. Pavarësisht pengesës së hershme, ne ishim mirë në lojë, nuk lejuam shumë dhe e patëm një shans të mirë me Jeremie”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi zviceran, i cili megjithatë e përshëndeti skuadrën për paraqitjen, përkundër faktit se luajti për gjysmë ore pa një lojtar.
“Ne nuk e lejuam Bayernin të na dominojë plotësisht dhe treguam karakter të mirë për të qëndruar në lojë. Kartoni i kuq e ndryshoi pak lojën, është e kuptueshme. Tash i kemi edhe 90 minuta ose më shumë, ne besojmë në veten tonë dhe do të japim gjithçka!”, përfundoi Xhaka.
“I kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka flet për gjasat e Leverkusenit ndaj Bayernit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.