
Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka kontribuar me asistim në fitoren e Dinamo Bukureshtit.
Selmani 27-vjeçar asistoi në golin e parë të shënuar nga Eddy Gnahore. Dinamo të hënën mbrëma e fitoi ndeshjen ndaj Hermannstadtit me rezultatin 2:0.
Për Selmanin është asistimi i gjashtë, ndërsa ka edhe 11 gola në 27 ndeshje në Superligën e Rumanisë.
Me fitoren e shënuar të hënën, Dinamo është ngritur në vendin e pestë me 48 pikë. Ka siguruar plejofin e kampionatit rumun.
Dinamo do të jetë në mesin e skuadrave që do të luftoj për titull të kampionit.
Astrit Selmani gjen asistimin e radhës në Rumani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.