Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.
Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të boksit amator në Evropë.
Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta e mposhti boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko. Ndaj saj dominoi plotësisht për fitore 5:0.
Donjeta ka shënuar tri fitore në turneun në Sofje të Bullgarisë.
Donjeta Sadiku fiton të artën në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.