
SPB Tetovë njofton se dje (24.02.2025) në ora 18:00 në DPB Gostivar, një 42-vjeçar dhe një 58-vjeçare, të dy nga Gostivari, kanë raportuar se janë mashtruar nga personi J.S. nga Gostivari, pronar i një subjekti juridik për ndërtim nga Gostivari.
“Sipas raportit, ai u ka shitur të dyve të njëjtën banesë në një ndërtesë në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar”.
“Gjatë raportimit të ngjarjes, ata bashkëngjitën edhe një marrëveshje për parablerjeje. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
Ua shiti të njëjtën banesë dy personave, denoncohet në polici një person nga Gostivari appeared first on Telegrafi.