
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së appeared first on Telegrafi.