
Nëpunësit e policisë SPB Tetovë dje në ora 16:55 në Tetovë, e kanë arrestuar M.M (37) nga Tetova.
Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan katër kavanoza marihuanë, para në prerje të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara si produkte të veprës penale.
Personi është ndaluar në stacion policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhet kallëzimi përkatës.
MPB: Bastisje në Tetovë, privohet nga liria një person i cili posedonte lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.