
Depozitat e përgjithshme në janar në nivel vjetor shënojnë rritje prej 11,0 për qind, në pjesën më të madhe për shkak të rritjes së depozitave në amvisëri, por edhe në sektorin korporativ. Totali i kredive nga ana tjetër shënon rritje prej 11.3 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori i korporatave, njofton Banka Popullore.
“Në janar të vitit 2025, oferta monetare është ulur me 1.6 për qind në bazë mujore, kryesisht si pasojë e rënies së parasë depozituese me një kontribut negativ si nga depozitat afatshkurtra ashtu edhe nga valuta në qarkullim. Në bazë vjetore, oferta monetare u rrit me 9.1 për qind, si pasojë e rritjes së depozitave pa afat, depozitave afatgjata deri në dy vjet, valutës në qarkullim dhe depozitave afatshkurtra.
Totali i depozitave në janar shënoi rënie mujore prej 1,3 për qind, tërësisht si rezultat i reduktimit të depozitave të sektorit të korporatave, ndërsa depozitat e sektorit të individëve u rritën. Krahasuar me nivelin vjetor, gjithsej depozitat u rritën me 11.0 për qind, që në masë të madhe erdhi si pasojë e rritjes së depozitave në sektorin e “amvisërive”, me një kontribut pozitiv nga depozitat e sektorit të korporatave.
Kredia totale në muajin janar është ulur për 0,1% në bazë mujore, si pasojë e rënies së kreditimit për sektorin e korporatave, ndërsa është rritur kredia e “amvisërive”. Në bazë vjetore u shënua rritje prej 11,3 për qind e cila vjen si pasojë e rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori i korporatave.
Në janar, depozitat totale të sektorit të korporatave shënuan rënie prej 5,0 për qind në bazë mujore. Ndryshimi vjen nga rënia e parave të depozitave, si dhe nga rënia e depozitave afatshkurtra dhe afatgjata në valuta të huaja, në kushtet e rritjes së depozitave afatgjata dhe afatshkurtra në denarë. Në bazë vjetore është arritur rritje prej 5,7 për qind e cila vjen si rezultat i rritjes së depozitave në të gjitha komponentët, me kontribut më të madh nga depozitat afatshkurtra dhe afatgjata në denarë me rritje të depozitave afatshkurtra dhe afatgjata në valutë të huaja dhe paratë e depozitave.
BPM: Në janar rritje vjetore prej 11,0 për qind të depozitave, 11,3 për qind të kredive appeared first on Telegrafi.