Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk ka konstatuar mangësi në kompetencën e tij gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm të djeshëm në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, pas vdekjes së një fëmije katër vjeçar nga Labunishta.
Sipas njoftimit të ISHSSH-së, gjatë kontrollit në institucion është konstatuar se fëmija ka një formë më të rëndë të paralizës cerebrale, i cili përveç se ka qenë pacient i shpeshtë në Repartin e Fëmijëve, është trajtuar edhe në Klinikën e për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, si dhe jashtë saj.
“Lidhur me gjendjen e fundit shëndetësore e cila ka përfunduar me vdekje, fëmija është sjellë në QSHP Strugë më 30 janar të këtij viti, me të cilin është konstatuar se është me bronkit akut J20. Atij iu përshkrua menjëherë terapi me antibiotikë intravenoz dhe inhalim me NaC dhe u hap një histori mjekësore për qëndrim në një spital ditor. Gjatë qëndrimit të tij në spitalin ditor më 1 shkurt, është vërejtur se edhe pas terapisë së përshkruar, fëmija nuk është përmirësuar. I janë bërë radiografi të mushkërive dhe analiza laboratorike”, thuhet në informacionin e ISHSSH./Telegrafi/
ISHSSH nuk ka konstatuar mangësi në trajtimin e fëmijës në spitalin e Strugës appeared first on Telegrafi.