Kosova i ka fituar tri medalje nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Paris të Francës.
Pas medaljes së bronztë të Distria Krasniqit dhe të argjendtës të Akil Gjakovës, një medalje tjetër ka ardhur për ekipin kosovar.
Është Nora Gjakova që e ka fituar medaljen e bronztë po ashtu.
Në luftë për vendin e tretë, xhudistja kosovare e mposhti holandezen, Joanne van Lieshout.
Nuk ndalen medaljet për Kosovën, edhe Nora Gjakova fiton të bronztën në Paris / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.