Nesër, e shtunë, 01 shkurt 2025, ekipi kosovar do të luftojë në tatami në njërën nga garat më të mëdha të vitit – Grand Slam Paris!
Ky event prestigjioz do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete e 4 kontinente, duke garantuar një spektakël të jashtëzakonshëm të xhudos.
Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerit Fatos Tabaku, gati për të dhënë më të mirën e tyre në Paris!
Nesër nis Grand Slami i Parisit, Kosova garon me pesë xhudistë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.