Ndarja e Pep Guardiolës dhe Cristina Serrës ka qenë një nga temat më të përfolura në kronikën sociale të vendit tonë gjatë këtyre javëve të para të vitit 2025. Pas më shumë se 30 vitesh bashkë, dhjetë prej tyre në martesë, menaxheri i Manchester City dhe Serra vendosën të i japin fund marrëdhënies së tyre.
Edhe pse të dy ishin gjithmonë larg vëmendjes mediatike për sa i përket jetës së tyre personale, thashethemet për këtë fund të lidhjes kanë nisur të dalin, duke gjeneruar interes të madh publik.
Lajmi i fundit vjen nga Anglia, pasi shtypi britanik ka zbuluar një nga arsyet kryesore të ndarjes mes të dyve, por edhe një diskutim në një nga restorantet e preferuara të Guardiolës mund të ketë qenë një tjetër arsye.
Nga Anglia, pretendohet se kontrata e re e Guardiolës me Manchester Cityn deri në vitin 2027 ishte shkas që Serra t’i jepte fund marrëdhënies: “Çelësi i kësaj ndarjeje do të ishte rinovimi i Pep Guardiolas me Manchester Cityn edhe për dy vite të tjera”. Lajmi u raportua nga gazetarja Lorena Vazquez dhe sipas The Sun “muajt e fundit të lidhjes ishin të tensionuara”.
Një darkë për të dy në Bodega Sepulveda, një nga restorantet e preferuara të Guardiolës, ka qenë një tjetër arsye që lidhja të përfundojë, pasi ka pasur një moment tensionues. Siç tregon një kamerier në restorant, në tetor 2024, të dy kanë qenë në restorant. Të dy janë përpjekur të kalojnë pa u vënë re, por problemet mes tyre përsa i përket dashurisë nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Këtë e ka zbuluar kamarieri: “Ata u ulën në qoshe dhe situata u tensionua. Të gjithë u tronditëm kur morëm vesh se ishin ndarë”./Bordo.al
Ndarja e Guardiolës nga gruaja, kamarieri zbulon bisedën e tensionuar mes tyre në restaurantin që e frekuentonin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.