Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut njofton se ka shlyer euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove.
“Sot shlyem në tërësi euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove, i cili u maturua për pagesë më 18 janar 2025. Me qëllim që të sigurohen mjete me shpenzime më të ulëta për pagesën e këtij euroobligacioni, u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import nga Hungaria. Me anë të kushteve me të cilat i siguruam këto mjete, u bënë kursime në buxhet mbi bazën e interesit dhe provizioneve. Do të vazhdojmë me politikat e servisimit të rregullt dhe në kohë të detyrimeve dhe sigurimin e mjeteve me kushte më të favorshme”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se në vitin 2025 filluam me financat publike stabile dhe likuide që do të sigurojnë servisim të rregullt dhe në kohë të detyrimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Nga Ministria e Financave thonë se mjetet për servisimin e këtij detyrimi, i cili maturoi më 18 janar të vitit 2025, u siguruan nëpërmjet huasë nga Banka Eksport Import e Hungarisë, me kushte të favorshme me interes prej 3.25%, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, duke përfshirë periudhën grejs prej 3 vitesh.
“Vendi deri më tani ka emetuar 9 euroobligacione, gjashtë prej të cilave tashmë janë paguar dhe në vitet në vijim maturojnë për pagesë edhe 3 euroobligacione të tjera të emetuara në vitin 2020, 2021 dhe 2023 në vlerë të përgjithshme prej 1.9 miliardë eurove”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Ministria e Financave-Maqedoni: Është shlyer euroobligacioni i emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove appeared first on Telegrafi.