Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës.
Duke theksuar përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për qytetarët, Mexhiti tha:
“Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne.”
Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit.
Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej 1 milionë eurosh.
Izet Mexhiti paralajmëroi një milion euro investim për ujësjellësin në Strugë appeared first on Telegrafi.