Ka vazhduar edhe sot protesta e punonjësve të disa ministrive dhe institucioneve të caktuara shtetërore.
Dhjetëra sindikalistë ndaluan sot para ministrisë së kulturës, duke përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e shtesave në paga në vlerë prej 30 përqind si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive.
Kryetari i SPAOGj, Tërpe Dejanovski kërkoi nga opozita të mos i bashkëngjitet në protesta pasi tha se kishin 7 vite kohë por nuk ofruan zgjidhje.
Nga ana tjetër ai përmirësoi deklaratën e përfaqësueses së Qeverisë Miteva, duke theksuar se sindikata nuk është hedhur në grevë, por po proteston./Alsat/
Protestë para Ministrisë së Kulturës, administrata kërkon rritje të pagave për 30 përqind appeared first on Telegrafi.