Komisionerja për zgjerim e BE-së Marta Kos, përsëriti qëndrimin e unionit për zhbllokimin e rrugës Evropiane të vendit.
Sipas saj, Maqedonia duhet të zbatojë ndryshimet kushtetese me qëllim që të lëvizë në procesin e hapjes së kapitujve. Kos do të vizitojë Malin e Zi së shpejti për t’i uruar për përparimin kurse në shkurt do të vizitojë edhe Shqipërinë.
“Në shpresojmë që Maqedonia do ta zbatojë angazhimin për të ndryshuar kushtetutën dhe jam e sigurt se sapo të fillojmë punën me Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e Bullgarisë. Ne, më në fund kemi lëvizje në Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj se zhvillimet pozitive do ta rrisin energjinë edhe në të gjitha vendet tjera, përfshirë edhe Serbinë”.
“E dini se në dhjetor s’mundëm të hapim kllasterin tjetër të konkurrencës në Serbi sepse ata duhet të plotësonin disa angazhime. Tani jemi duke ndjekur një non-paper. Prandaj kur flas për sistemin e meritave, nuk flas vetëm për procesin e negociatave por edhe për atë që ata kanë premtuar që do ta zbatojnë, me qëllim të hapim kllasteret”, deklaroi Marta Kos, komisionere për zgjerim.
Koss për integrimin e RMV-së në BE: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.