Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot bashkë me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralin Sashko Lafçiski vendosën lule të freskëta në lapidarin në Bllacë të Katllanovës, ku para 17 vjetëve në aksident të një helikopteri tragjikisht jetët e tyre i humbën njëmbëdhjetë pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut duke u kthyer nga misioni paqeruajtës “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë.
“Bëjmë homazhe për pjesëtarët tanë të vdekur të Armatës dhe familjet e tyre. Ta ruajmë kujtimin dhe të mos e harrojmë veprën e tyre heroike, për paqen dhe sigurinë. Në kujtim të Toni Spasovski, Goran Ristovski, Brane Spasovski, Igor Gjoreski, Sllavço Vasilev, Toni Davitkovski, Janko Shiriq, Aleksandar Taskovski, Miki Ivanovski, Aleksandar Vasiç, Zllatko Veljanoski. Lavdi të përjetshme”, shkroi ministri Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk.
17 vjet nga aksidenti në Bllacë të Katllanovës, Misajllovski dhe Lafçiski vendosën lule në lapidarin ku humbën jetën 11 pjesëtarë të Armatës së RMV-së appeared first on Telegrafi.