Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë informon se Ilire Dauti është shkarkuar me interpelancë dhe se ajo nuk mund të ushtrojë më detyrën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Kuvend.
“Është plotësisht e paqartë se në çfarë bazohet deklarata e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit se me votimin e interpelancës nuk pason edhe shkarkimi i kryetares së Komisionit, znj. Dauti. Që nga seanca e djeshme e Kuvendit ku u votua interpelanca për znj. Dauti, për ne epilogu është shumë i qartë. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka konstatuar përgjegjësi te znj. Dauti, ajo padyshim ka shkel Rregulloren, ndërsa sanksioni për shkeljen e Rregullores është shkarkimi për atë që ka bërë shkelje”, thekson ZNAM në një shkresë drejtuar mediave.
Sipas Lëvizjes ZNAM, partner i koalicionit në Qeveri, “me miratimin e interpelancës, Ilire Dauti është shkarkuar dhe ajo nuk mund të ushtrojë më funksionin e kryetares në trupin punues të Kuvendit”.
“Presim nga opozita që sipas shpërndarjes së mëparshme i është ndarë mandati për kryetar në këtë komision, të hënën menjëherë të propozojë kandidat të ri për këtë post”, thonë nga ZNAM-i.
ZNAM: Ilire Dauti është shkarkuar, nuk e kuptojmë për çfarë flet kryeparlamentari Gashi appeared first on Telegrafi.