Everton ka konfirmuar rikthimin e ish-trajnerit David Moyes (61) pas shkarkimit të Sean Dyche.
Ish-trajneri i Burnley-t u largua nga detyra këtë javë pas një qëndrimi dyvjeçar me ekipin e Bluve.
Moyes rikthehet në Goodison Park pasi ishte larguar në vitin 2013, pas nëntë viteve me Evertonin.
Skocezi kishte lënë skuadrën e Merseysiders për t’u bashkuar me Manchester United-in, ku zëvendësoi bashkatdhetarin Alex Ferguson, i cili po tërhiqej pas një karriere të shkëlqyer 27-vjeçare me Djajtë e Kuq.
Moyes u largua nga Old Trafford vetëm një vit pas mbërritjes, pas një forme të dobët të ekipit.
Së fundmi, skocezi drejtoi West Ham-in në dy periudha.
Me Hammers, Moyes fitoi trofeun e parë të rëndësishëm si trajner duke triumfuar në Europa Conference League gjatë sezonit 2022/23.
Skocezi ribashkohet me Evertonin kur klubi ndodhet në vendin e 16-të në Premier League.
Bluve do t’u duhet të përballen me Aston Villa-n më 15 janar.
Evertoni bëhet me trajner të ri, e rikthen David Moyes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.