James Rodriguez ka ndarë rrugët me Rayo Vallecanon në Spanjë.
Edhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit, palët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Rodriguez u bashkua me klubin spanjoll në verën e kaluar.
Minutat ishin shumë të pakta për të, teksa në ndeshjet e fundit as nuk u grumbullua me skuadrën.
Destinacioni i ri pritet të jetë Inter Miami në MLS të SHBA-së.
Ish-mesfushori i Realit do i bashkohej Messit me shokë, pasi aty janë edhe Jordi Alba, Busquets dhe Luis Suarez./Express/
Ishi i Realit mund të bëhet bashkëlojtar me Messin tek Inter Miami / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.