MPB ka njoftuar se më datë 15.01.2024 në ora 01:25 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.T.(40) nga Kumanova.
“Gjatë bastisjes së kryer me vendim gjykate në shtëpinë e tij, iu gjetën 15 fishekë, marijuanë dhe vaj hashashi. A.T. është ndaluar në komisariat” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. /Telegrafi/
Bastisje në Kumanovë, një person është ndalur appeared first on Telegrafi.