Në një ngjarje të papritur gjatë turneut të tenisit “Australian Open”, flamuri zyrtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut u shfaq në një mënyrë të papërshtatshme në arenën e lojërave. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar menjëherë pas zbulimit të këtij incidenti, duke bërë të ditur se kjo ka ndodhur përmes Ambasadës në Canberra dhe duke informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë, si dhe organizatorët e turneut, “Australian Open”.
“Nga atje u siguruam se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm – gabim teknik, i cili menjëherë u përmirësua dhe nuk ka shkaktuar kufizime efektive. Duke kërkuar falje, kanë shprehur bindjen se incidenti nuk do të ndikojë në lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të Australisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat karakterizohen me miqësi dhe dashuri ndaj sportit.
Oraganizatori sqaroi se në përputhje me rregullat në fuqi, në tribina është e lejuar të valojnë vetëm flamujt e pjesëmarrësve në ndeshje; njëherit morëm konfirmimin se gjatë pjesëmarrjes së garueses sonë Ilina Gjorçevska, flamuri zyrtar i vendit ishte i pranishëm në tribuna, në mesin e shikuesve pa asnjë kufizim”, thuhet në njoftimin nga MPJ. /Telegrafi/
MPJ: Gabim teknik në shfaqjen e flamurit të Maqedonisë në turneun e tenisit appeared first on Telegrafi.