Më pak se 30 sekonda i janë dashur 3 personave në Athinë për të ekzekutuar një personazh të njohur të botës së krimit.
Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku shihen 2 autorët që zbresin nga një makinë dhe i afrohen BMW-së së blinduar të 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë nje karburanti dhe hapën zjarr.
Vangjelis Zabunis i kishte shpëtuar disa herë atentateve në të shkuarën dhe udhëtonte me automjet të blinduar. Por këtë të dielë vrasësit e 44-vjeçarit ishin siguruar që planin e tyre të mos e pengonte asgjë deri në finalizim pasi dyshohet se përdorën plumba blindshpues për ekzekutimin.
Siç shihet në video, njëri prej vrasësve, pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi, ka ndërruar karikatorin dhe pasi ka mbetur bosh, ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar edhe një herë 44-vjeçarin nga afër për tu siguruar se arriti të ekzekutonte përfundimisht objektivin dhe dogjën automjetin e tyre pas ngjarjes.
Mësohet se hetuesit kanë gjetur mbi 90 plumba kallashnikovi në skenën e krimit. Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte. Ata besojne se për këtë ngjarje janë paguar shuma të mëdha parash.
Ndërkohë që në automjetin e viktimës policia gjeti një kallashnikov në bagazh dhe një pistoletë Glock, por që vrasësit nuk i lanë kohë t’i përdor kundër tyre./vizionplus.tv