Mohamed Salah është treguar i gatshëm të pranojë një kontratë njëvjeçare me Liverpoolin, por po ndihet i frustruar me mënyrën e bisedimeve të klubit.
Sulmuesi ende është duke e pritur Liverpoolin për të mësuar se në çfarë pozicioni ndodhen nga klubi dhe për kushtet e kontratës së re, ndonëse për të ka interesim nga klube të mëdha europiane, për të nënshkruar si transferim i lirë verën e ardhshme.
Egjiptiani ende nuk ka nisur bisedimet me ndonjë klub, pasi nuk ia lejon kontrata e tij, por kjo do të ndryshojë nga 1 janari, me lojtarin që ka të drejt të nënshkruajë para-kontratë me çdo klub jashtë Anglisë.
Një raportim nga “L’Equipe” e ka lidhur Salahun me një kalim te PSG-ja, por nga klubi kanë bërë me dije se këto lajme nuk janë të vërteta, shkruan “The Athletic”.
Liverpooli thotë se vazhdimisht ka kontaktuar me menaxherin e lojtarit, Ramy Abbas, mirëpo Salah duket i frustruar me shpejtësinë e bisedimeve dhe ende nuk është i bindur që klubi do të pajtohet me kushtet e tij.
Pas fitores ndaj Southamptonit javën e kaluar, Salahu ka thënë se është më shumë “jashtë Liverpoolit sesa breda”, dhe u shpreh i brengosur që një ofertë konkrete nga klubi ende s’ka ardhur.
Prioriteti i Salahut është që të vazhdojë qëndrimin në “Anfield” dhe nuk po e mendon largimit.
Ai beson se është një lojtarët më të mirë të botës dhe beson se kushtet e reja të kontratës duhet të përshtaten me statusin e tij.
Salah ka shënuar 13 gola në 20 ndeshjet e Liverpoolit në të gjitha garat këtë sezon, madje duke kontribuuar edhe me 11 asistime.
Ai shënoi dhe asistoi në ndeshjen vendimtare ndaj Manchester Cityt në fundjavë.
Me këtë rezultat Liverpooli qëndron në krye të tabelës me 11 pikë mbi Cityn.
Kontrata aktuale e Salahut e mban atë lojtarin më të paguar në klub, por edhe në historinë e tij.
Në vitin 2022, ai e vazhdoi kontratën për tri vite, duke fituar 350 mijë funte në javë.
Mohamed Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga AS Roma, derisa paraparakisht ka luajtur për Fiorentinën, Chelsean dhe Baselin./Express
Salah i gatshëm të vazhdojë kontratën, asnjë lëvizje nga Liverpooli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.