Ka ndërruar jetë në moshë të re mbrojtësi i skuadrës së futbollit amerikan Alabama A&M, Medrick Burnett Jr, i cili kishte një muaj që ndodhej në gjendje kome, pasi u dëmtua gjatë një ndehsjeje.
20-vjeçari u ra pa ndjenja në fushë në 26 tetor gjatë përplases me një sportist të Bulldogs, që ekipi i tij e fitoi 27-19.
Në fillim të javës, skuadra njoftoi gabimisht vdekjen e tij, megjithëse ai ishte ende në jetë, duke u mbajtur me makineri në spitalin UAB.
Motra e tij, Dominece James, tha se ai kishte festuar ditëlindjen e 20-të në kujdes intensiv, pasi kishte pësuar gjakderdhje në kokë dhe enjtje të trurit, dhe ishte nën procedura të rënda për të shpëtuar jetën.
Familja kërkoi mbështetje financiare për t’u përballur me këtë tragjedi, pasi nëna e tij ka qenë e pamundur të punojë që nga momenti i aksidentit.