Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkmoshatari i tij me thikë, qeveria ka nisur konsultimin publik me prindërit e mësuesit për të marr masat e parandalimit të dhunës.
Duke nisur nga gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet, kryeministri Edi Rama u ndal edhe njëherë te projekti i monitorimit të nxënësve nëpër shkolla, i cili do të nisë në muajin dhejtor.
“Po kombinojmë me element plus të vendosjes së një kontrolli digjital të të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga shkolla për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, ose çdo lloj gjëje tjetër që fëmijët mund të kenë nëpër xhepa, nëpër çanta, e kështu me radhë në mënyrë që të zbatojmë strikt rregullin e vendosur, por që nuk mund të themi se zbatohet në mënyrë strikte të ndalimit të celularëve në shkollë”, tha Rama.
Ideja për të ndaluar rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat, kreu i qeverisë i argumenton si dy nga platformat më të rrezikshme.
“Është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi”, deklaroi Rama.
Gjatë bashkbisedimit me të pranishmit, kreu i qeverisë bëri thirrje që të tregohet kujdes ndaj të miturve si brenda dhe jasht territorit të shkollës./vizionplus.tv