Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot tha se ka dijeni se zyrtarë të BDI-së janë duke u thirrur në prokuroritë kompetente, megjithatë, ai nuk përmendi emra konkretë, duke shtuar se opinioni së shpejti do t’i sheh.
“Besoj se në një kohë të shkurtër do të shihni se cilët janë. Nuk i di emrat, nuk punoj as në polici, as në prokurori, as në gjykata. Nëse keni nevojë për një informacion të tillë, pyesni atje. Por e di që shumë njerëz lëvizin shpesh atje”, tha Taravari.
Lidhur me thirrjet e dërguara nga Ahmeti këto ditë, se VLEN-i po rrënon të arriturat e shqiptarëve të 22 viteve të fundit, Taravari ka theksuar se BDI nuk merret me gjuhën e as me flamurin, por me mbrojtjen e pasurisë së funksionarëve dhe theksoi se disa zyrtarë do të duhet të mbajnë përgjegjësi për punën e tyre kur ishin në pushtet.
“Me sa kam informacione, procedurat janë në vazhdim, disa zyrtarë të BDI-së tashmë janë duke lëvizur nëpër zyrat e organeve të hetuesisë dhe prokurorive, kur ta bëjnë këtë do ta bëjnë organet kompetente shtetërore, nuk kam informacione të sakta, por e di që po lëvizin nëpër ato zyra, tha Taravari./Telegrafi/
Taravari: Funksionarë të BDI-së lëvizin nëpër zyrat e Prokurorisë, së shpejti do t’i shihni kush janë appeared first on Telegrafi.