Boksieri nga Tirana, Alban Bermeta, e ka nokautuar mbrëmë kampionin bullgar Mario Vergiev në eventin e madh të boksit që u mbajt në Angli.
Bermeta fitoi meçin në raundin e katërt.
Ai mbrëmë grumbulloi 14 fitore me nokaut, ndërsa gjithsej i ka 18 duele të fituara, një barazim dhe asnjë humbje.
Pas fitores, Bermeta, i cili ka debutuar në boksin profesional më 25 mars 2018, ka falënderuar organizatorët dhe diasporën shqiptare që erdhën në përkrahje të tij.
Boksieri shqiptar Alban Bermeta, nokauton kampionin bullgar, feston me flamurin kuq e zi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.