Zëvendëskryeministri i ngarkuar për qeverisjen e mirë, Arben Fetai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Tiranë kanë zhvilluar takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Fetai dhe Taravari kanë uruar presidentin Begaj që Shqipëria filloi bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe shprehën shpresën se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i bashkohet kësaj rruge e cila është me rëndësi jetike për të dyja vendet.
“Në takim u diskutua për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. Fokusi u vendos në ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 i cili do të kontribuojë në sigurinë e përbashkët, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimin e integrimit evropian”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.
Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm appeared first on Telegrafi.