Një ngjarje e tmershme dhe çnjerëzore është regjistruar në Pensilvani të SHBA-së ku 20-vjeçarja, Aleisia Owens helmoi për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit të saj.
Akoma më tronditësë është mënyra se si ajo vendosi të vriste fëmijën e pafajshëm, duke e ushqyer me vida dhe aceton.
“Detajet e këtij rasti janë të tmerrshme. Është e vështirë të kuptohet pse dikush do të bënte qëllimisht diçka për të dëmtuar një fëmijë krejtësisht të pafuqishëm dhe më pas do të mashtronte hetuesit për atë që ndodhi”, shkroi Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Michelle Henry në një deklaratë për shtyp.
Hetimi tregon se për muaj të tërë 20-vjeçarja ka kryer një kërkim të përpiktë se si disa substanca i dëmtojnë fëmijët dhe më pas ka vepruar.
Hetimi filloi më 25 qershor 2023, kur mjekët u thirrën në një shtëpi të kontesë Laërence ku Oëens jetonte me të dashurin e saj. Mjekët gjetën vajzën e burrit që nuk reagonte, dhe u transportua me avion në Spitalin e Fëmijëve UPMC në Pittsburgh, ku vdiq katër ditë më vonë.
Një autopsi e kryer mbi vajzënrezultoi se fëmija vdiq nga helmimi me aceton që shkaktoi shkatërrim të organeve. Ekspertët mjekësorë përcaktuan se foshnja ishte ekspozuar ndaj acetonit pak para se të shtrohej në spital. Hetuesit thanë gjithashtu se fëmija ishte shtruar në spital para vdekjes pasi kishte gëlltitur bateri dhe vida.