DPB Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.T. (49) nga Kërçova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përvetësim në shërbim”.
“Ai në periudhën prej datës 08.07.2021 deri më 07.08.2024, në cilësinë e drejtorit të ISHP Spitalit të Përgjithshëm – Kërçovë, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, në mënyrë të paautorizuar ka përvetësuar eko aparatin M9 Mindray, i cili i është besuar në shërbim, si donacion nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vlerë prej 2.134.482 denarë, rreth 35.000 euro”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të spitalit në Kërçovë, ka përvetësuar eko aparatin në vlerë prej 35.000 euro appeared first on Telegrafi.