OBRM-PDUKM mbron buxhetin e propozuar dhe thotë se me të ka rritje ekonomike, dhe do të krijojë standard më të mirë të jetesës për qytetarët.
“OBRM-PDUKM është duke punuar vazhdimisht në zhvillim dhe rritje ekonomike që rezulton me një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në propozim-buxhetin për vitin 2025 të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, janë paraparë rekord 50,5 miliardë denarë për investime kapitale. Në këtë shumë, sa për ilustrim, përfshihen projekte si infrastruktura rrugore për korridoret 8 dhe 10d, pastaj autostradat, hekurudhat, ndërtimi i objekteve. Në punën e këtyre investimeve kapitale do të përfshihen të gjitha ministritë kompetente. Se Qeveria është e fokusuar në zhvillim, shihet nga të dhënat themelore për rritjen e mjeteve për Ministrinë e Transportit për gati 70 për qind ose rreth 7 miliardë denarë më shumë. Pastaj shumica e shpenzimeve të planifikuara janë për projekte kapitale”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Shtojnë se qeveria e OBRM-PDUKM-së me buxhetin e vitit 2025 planifikon investime në infrastrukturë, shkolla, kopshte, spitale dhe objekte të tjera publike.
Buxheti 2025, OBRM-PDUKM: Mjete të parapara për projekte kapitale infrastrukturore, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10 D appeared first on Telegrafi.