Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë ka përfunduar ne rezultat 0-0. Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”.
‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.
Pas ndeshjes për SuperSport foli Arlind Ajeti.“Ka qenë një ndeshje e vështirë për mbrojtjen, besoj që kemi bërë mjaft mirë, ishim të organizuar.
Pjesën e parë duhet të bënim më shumë në mbajtjen e topit. Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet.
Mbrojtja më duket shumë e mirë, të gjithë lojtarët kanë cilësi për të luajtur titullarë. Në pjesën e dytë kur Asllani u fut mes dy mbrojtsave, çekët e patën më të vështirë”, u shpreh Ajeti.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.
Ajeti: Në pjesën e parë kishim vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.