Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët në Dibër, midis tjerash deklaroi se BDI-ja e cila e filloi jetën e saj me UÇK-në e përfundoi me Soravinë. Ajo nuk arriti që të kujdeset për zhvillimin e komunave.
“Një parti që jetën e saj e filloi me UÇK-në dhe përfundoi me Soravinë. Dhe në kohën kur vjen në pikën e Soravisë, pastaj nuk mund të flasësh për fonde për zhvillim të komunave”, deklaroi Ibrahimi dhe shtoi se ata e kanë obligim që të kujdesen për komunat.
“Nuk kanë çka të mburren politikanët se e bënë asfaltin. Ata njerëz e kanë kërkuar mandatin që të bëhet asfalti, që të bëjnë dritat, që të bëjnë ujin. Dhe nuk është punë që dikush duhet të krekoset në mënyrë të veçantë e të shpërblehet në mënyrë të veçantë se i kanë vendosur dikujt një llambë elektrike. Është obligimi ynë”, ka thënë Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët në Dibër.
Ai pati një pyetje rreth spitaleve dhe shëndetësisë ku ai theksoi se gjatë kohës sa ishin ata në pushtet kanë pasur një projekt për zgjidhjen e këtij problemi, por u penguan nga të gjithë.
“Ne, derisa ishim në Qeveri, e kishim një ofertë, në fakt, atë e ka pasur në plan doktor Bekimi që të bëhet një Qendër klinike e madhe në Shkup dhe gjashtë qendra rajonale në të gjithë vendin. Investimi ishte i siguruar. Shteti nuk duhej të paguaj asgjë. Mjaftonte shteti vetëm t’i jap hapësirat aktuale të spitaleve dhe investuesi ato i bënte të gjitha. U çun peshë me e shkarkuar Bekimin”, u përgjigj ai në pyetjen e aktivistëve.
Ibrahimi: Politikanët nuk kanë pse krenohen me asfaltim ose ndriçim publik, për atë u votuan, ajo është punë e tyre appeared first on Telegrafi.