Po zhvillohet pjesa e dytë e lojës ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.
Edhe në fillim të pjesës së dytë lojtarët e kombëtares së Kosovës, nuk i shfrytëzuan rastet për gol.
Rezultati vazhdon të jetë 0:0, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në minutën e 47-të Florent Muslija nuk arriti ta konkretizojë me gol harkimin brilant të Edon Zhegrovës.
Edhe në minutën e 67′ Florent Muslija kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij ishte e plogësht.
Një mundësi tjetër për shënim e kishte edhe Mërgim Vojvoda.
Kombëtarja e Kosovës po luan sonte në udhëtim te Kombëtarja e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ky po zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45.
Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.
Dardanët nuk i shfrytëzojnë rastet për gol: Rumani 0-0 Kosovë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.