Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nuk do të ketë ulje të energjisë elektrike, që sipas tij, duke pasur parasysh kërkesat e kompanive energjetike, mund të ketë rritje.
Bekteshi në “Daily Click” tha se, qeveria, nga 1 korriku ka rritur çmimin e e energjisë elektrike për kompanitë e vogla.
“Ulje të faturave nuk do të ketë sigurt. Marrë parasysh kërkesat e kompanive energjetike, përfshirë Elektranat e Maqedonisë, MEPSO-n pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike edhe për amvisëritë edhe për e kompanitë vogla dhe të mesme. Për fat të keq, nga 1 korriku, kjo qeveri ka marrë vendim që të rrisë për 65 për qind çmimin e energjisë elektrike për kompanitë e vogla.
Me siguri ulje nuk do të ketë por nëse nuk ka subvencionim nga ana e Qeverisë, mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike edhe për amvisëritë”, tha Bekteshi.
Bekteshi tha se, duhet të ketë një rritje shtesë të pagës minimale, që siç thotë, duhet të jetë 450 deri 500 euro, duke përfshirë sektorin publik dhe privat.
Bekteshi tha se, kjo rritje do të ndikojë në rritjen lineare të të gjitha pagave, por nuk përjashtoi mundësinë e një rritje të vogël të inflacionit.
Bekteshi: Nëse nuk ka subvencione nga Qeveria, mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.