Kompanitë në vend do t’i marrin paratë nga huaja hungareze me kushtet e njëjta, me të cilat janë marrë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai edhe një herë tha se paratë kanë arritur, por ende po negociohet me bankat komerciale rreth asaj se cili do të ishte obligimi i shtetit ndaj tyre.
“Paratë nga huaja hungareze tashmë kanë arritur, këtu janë, në llogarinë e Bankës Popullore. Ende po negociohet me bankat komerciale rreth pjesës së asaj se cili do të ishte obligimi i shtetit ndaj tyre. Pres të gjithë së bashku të bëjmë diçka për shtetin dhe ekonominë”, nënvizoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me përfaqësiesit e MASIT-it.
Nga kredia hungareze për biznesin janë planifikuar 250 milionë euro.
Mickoski për huanë hungareze: Ende po negociohet me bankat appeared first on Telegrafi.